Biznesi i goditur nga COVID/ Anketimi gjerman: Sipërmarrësit ankohen për mungesë transparence

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biznesi i goditur nga COVID/ Anketimi gjerman: Sipërmarrësit ankohen për mungesë transparence

2020 ishte një vit që thelloi problemet e ekonomisë shqiptare dhe kjo ndodhi jo vetëm për shkak të Covid-19. Në anktimin e përvitshëm te Dhomës Gjermane te Tregtisë, rezulton se edhe pritshmërinë për këtë vit janë të zymta. 43% e bizneseve të anketura janë përgjigjur se situata gjatë 6-muajve të ardhshëm do të jetë e keqe, ndërsa efektet negative të pandemisë do të ndihen për të paktën një vit.

 

Në prezantimin e këtij anketimi, ambasadori gjerman në Tiranë e vuri theksin te skepticizmi i kompanive gjermane lidhur me klimën e biznesit në Shqipëri.

 

Advertisement

Sipërmarrjet ankohen për mungese transparence në procedurat me shtetin, por edhe mungesë të sigurisë ligjore. Ndaj për diplomatin gjerman është e nevojshme që  ky realitet të ndryshojë, duke vijuar me reformat në administratë dhe në drejtësi.

 

Në gjetjet e anketimit, evidentohet se mbi 70% e bizneseve janë shprehur se  paketat mbështetëse të qeverisë ishin pak ose aspak të dobishme për aktivitetin ekonomik.

 

Advertisement

Ndaj kërkesa e tyre është për shtyrje të mëtejshme të pagesë së taksave dhe detyrime si dhe aksesi në garancitë shtetërore për të përfituar kredi të jetë më i lehtë./ Vizion Plus

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy