minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Biznesi, i pakënaqur me partitë: “S’ka strategji të qartë për daljen nga kriza” - Struga.info


Biznesi, i pakënaqur me partitë: “S’ka strategji të qartë për daljen nga kriza”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biznesi, i pakënaqur me partitë: “S’ka strategji të qartë për daljen nga kriza”

Teksa politika i ka të fokusuara energjitë tek klima zgjedhore, biznesi duket i pakënaqur me përfaqësimin e problemeve të tyre në programet elektorale. Sipas sipërmarrësve, ben te ditur Vizion Plus, asnjë forcë politike nuk ka një strategji të qartë se si do të tejkalohet kriza ekonomike, sidomos në disa sektorë që janë goditur më rëndë nga pandemia.

 

Ne nuk e gjejmë vetën në asnjë parti. Nëse vendet e tjera kanë bërë një strategji të qartë se si do të dalim nga kriza këtu tek ne nuk ka një plan konkret. Ndaj askush nuk e di se si do të jetë ecuria e mëtejshme e bizneseve-shprehet Enri Jahaj nga shoqata e bareve dhe restoranteve

 

Advertisement

Ne nuk ndihemi të përfaqësuar as majtas dhe as djathtas, pasi shohim se sektori ynë i manifakturës në është në prioritetet e programeve elektorale. Ndaj po përpiqemi që të bindim partitë që ky sektor duhet të shihet me prioritet për ti dhënë më shumë stimul markës “made in albania”-thotë Florian Zekja nga shoqata pro eksport.

 

 

Pavarësisht se në debatet publike të partive fokusi është tek ekonomia, për biznesin premtimet i adresohen problemeve në afatshkurtër duke munguar vizioni për përmirësimin e ekonomisë në një periudhe afatgjatë..

Advertisement

 

Të gjithë e dinë se një dhe një bëjnë dy, ndaj buxheti do ti marrë prej nesh ato para që do ti duhen. Keshtu qe askush nuk shpreson se taksat do të ulen ashtu siç premtohet.- sqaron Jahaj

 

Ne nuk e gjejmë veten as tek sistemi i pagave, konkretisht tek paga minimale. Edhe pse shumë takime janë kryer dhe partitë kërkojnë mendimi e biznesit, në fund shumë prej problemeve nuk janë të përfshira në program-sqaron Zekja .

Advertisement

 

 

Pandemia ishte një gur më shumë në problemet që shqetësojnë aktivitetin ekonomik në vend, ndaj pas një viti të vështirë si 2020, edhe ky vit po sfidohet nga zgjedhjet dhe ecuria e Covid-19.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy