Biznesmenit italian i vjedhin makinën në Vlorë, dyshon se i kopjuan çelësin në lavazho

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biznesmenit italian i vjedhin makinën në Vlorë, dyshon se i kopjuan çelësin në lavazho

Një sipërmarrës italian ka denoncuar vjedhjen e automjetit të tij të parkuar poshtë banesës së ti ne Vlore .

 

Ai ka kallzuar në komisariatin e policisë se automjeti tip Mercedes Benz ka qenë i parkuar dhe kishte vetëm pak kohë që ishte vendosur nga pronari i tij.

 

Advertisement

Lloji i Automjetit tip Mercedes Benz C -Class është me çelës me çip ,çka do të thotë që nuk hapet lehtësisht.

 

E vetmja mënyrë për tu hapur është nëpërmjet kopjimi të çelsit.

 

Advertisement

Sipas biznesmenit italian Andrea Oliviero ,i vetmi dyshim që ai ka  pasi është i vetmi vënd ku ka lëshuar çelsin ,është një lavazho në qytetin e Vlorës.

 

Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të kërkuar automjetin në pikat e shkrirjes së makinave .

 

Advertisement

Dyshohet se automjeti është shkrirë për pjesë ose mund të përdoret në ngjarje kriminale

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy