Biznesmenit të hidrokarbureve iu dogj makina në oborrin e vilës/ Zbardhet shkaku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biznesmenit të hidrokarbureve iu dogj makina në oborrin e vilës/ Zbardhet shkaku

Flakët e zjarrit shkrumbuan makinën e 66-vjeçarit Ndue Pjetrushi, një biznesmen hidrokarburesh në Lezhë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit, ndërkohë që mjeti tip “Benz” ishte i parkuar në anë të rrugës, para shtëpisë dykatëshe të biznemenit.

Advertisement

Policia, në një njoftim për media bën me dije se ka zbardhur shkakur e djegies së makinës.

Sipas bluve, shkrumbimi i mjetit nuk ka ardhur nga faktorë të jashtëm, por për shkak të një defekti teknik në mjet.

Advertisement

Lezhë / Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të shtetasit N. P.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, është marrë njoftim se në Ishull Shëngjin po digjej automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P., 56 vjeç, të cilin ky shtetas e kishte parkuar në rrugë, në afërsi të banesës.

Advertisement

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në bashkëpunim me ekspertë të MZSH Lezhë, ka kryer veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, bazuar dhe në ekspertimin piroteknik të kryer, ka rezultuar se djegia e automjetit nuk është shkaktuar nga faktorë të jashtëm, por nga probleme teknike të automjetit.

Advertisement

Për këtë arsye ngjarja është klasifikuar aksidentale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy