
Dy shtetas janë arrestuar në fshatin Nikël të Krujës pasi iu gjeten 41 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
M.B., 40 vjeç dhe G.T., 40 vjeç, të dy banues në Nikël u lokalizuan në aksin rrugor Nikël-Tapizë.
Advertisement
Nga kontrolli fizik i personave të arrrestuar dhe i mjetit tip ”Volkswagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celulare.
Advertisement
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Advertisement