Boçi kundër platformës “Alibeaj”/ “Shpikje që nuk gëzon vullnetin e grupit parlamentar”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Boçi kundër platformës “Alibeaj”/ “Shpikje që nuk gëzon vullnetin e grupit parlamentar”

Bashkimi i Partisë Demokratike nuk mund të bëhet me platforma individuale.Deputeti mbështetës i Komisonit të Rithemelimit, Luçano Boçi, e cilëson platforma e prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, si një shpikje që nuk gëzon vullnetin e grupit parlamentar të demokratëve.

 

LUÇIANO BOÇI
DEPUTET I PD

Janë të karakterit subjektiv, ndonjëherë kanë prapavija të tjera të cilat lexohen nën rreshta dhe si të tilla kanë mungesë sinqeriteti që janë eko e zërit të Ramës, por nuk është ndonjë habi që ende ka zëdhënës Rama brenda nesh. 

Advertisement

 

Pas kërkesës së socialistëve për të nisur raundin e votimeve për presidentin e ri në 4 maj, në opozitën e kryesuar nga Sali Berisha nuk ka asnjë dyshim se në krye të shtetit kryeministri Edi Rama do të vendosë një prej të bindurve të tij.

 

“Rama në Shqipëri ka kapur të gjitha pushtetet dhe ato kushtetuese të pavaruar dhe i kishte ngelur vetëm presidenti që do ta kapë nëpërmjet emërimit në atë post sepse zgjedhje nuk ka. Të jetë person që i bindet atij, nuk ka rëndësi se kush do të jetë.” 

Advertisement

 

Kryeministrin Edi Rama e akuzon për intimidim të drejtësisë, pas deklaratës së SPAK duhet të nisë hetimet për “non gratën” e ish kryeministrit Sali Berisha, që akuzohet nga Departamenti Amerikan të Shtetit, për korrupsion dhe minim të demokracisë.

 

” Dukë intimiduar drejtësinë që ajo të bëjë një hap të gabuar në drejtim të një hetimi në erë që nuk ka një objekt të caktuar, por thjesht për të turbulluar dhe paksa situatat dhe për të mbajtur gjallë konfliktin brenda PD. Ata që bëhen zëdhënës dhe nuk e kuptojnë që veprojnë si njërëz jo politik”.

Advertisement

 

Qëndrimet e tij, Luçiano Boçi i bëri pas zgjedhjes së kryetarit te ri të degës së Elbasanit, proces i nisur ky në të 71 degët e PD-së nga Komisioni i Rithemelimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy