Bojkotoni Bregoviçin/ Tifozat Kuq e Zi: Policia po shoqëron dhe dhunon anëtarët tanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bojkotoni Bregoviçin/ Tifozat Kuq e Zi: Policia po shoqëron dhe dhunon anëtarët tanë

Tifozët Kuq e Zi bëjnë të ditur se ditët e fundit janë përballur me një presion psikologjik pas nisjes së fushatës së tyre kundër pjesmarrjes së qytetareve në koncertin e këngëtarit serb Goran Bregovic në Korcë.

Nëpërmjet një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, ky tifo-grup që përcjell më së shumti ndeshjet e kombëtares shqiptare, bën të ditur se dhjetëra përfaqësues e anëtarë të tyre, janë shoqëruar nëpër komisariate e ndaj tyre është ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.

 

Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.

Advertisement

Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.

Nuk na frikësoni!

Nuk zbrapsemi!

Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme.

Advertisement

Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy