
Mikel Harizaj dhe Serini Dumi, dy të plagosurit në shperthimin e makinës mengjesin e sotëm në afërsi të zonës së Selites në Tiranë, janë në gjëndje kritike për jetën.
Vizion Plus, referuar burimeve nga Spitali i Traumës tregojnë të plagosurit janë në intubim, në rrezik për jetën.
Drejtuesi i mjetit Mikel Harizaj është pronar i një lokali në zonen e “Xhamllikut” në Tiranë si dhe pronar i nje marketi po në këtë zone.
Ndersa i plagosuri tjeter 26 vjecari Serini Dumi qe ishte pasagjer, është kamarier në lokalin e Harizajt.
Ky i fundit mësohet se ka qënë duke çuar për në shtepi 26 vjecarin, dhe gjate rrugës mjeti tip “Mazda” në orën 02:50 ka shperthyer,
Nuk dihet ende se ku është montuar mina me telekomande por mësohet se ajo ishte vendosur nga krahu i shoferit.