Bora mbulon Dibrën, priten dëme në frutikulturë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bora mbulon Dibrën, priten dëme në frutikulturë

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në zonat malore të verilindjes.

Bora ka rënë deri në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit duke përfshirë thuajse gjithë bashkine e Dibrës.

Më të dukshme reshjet kanë qenë në anën indore ku në fshatrat që kufizohen me Maqedoninë e Veriut sasia e dëborës ka qenë shumë më e madhe.

Megjithëse nuk ka probleme në bllokimin e rrugëve, banorët e fshatrave ku ka rënë dëbora i druhen dëmeve në bujqësi, sidomos në frutikulturë. Bedri Topuzi nga fshati Trepçë i Dibrës tha për Vizion Plus se se kjo borë është e pazakontë dhe nëse shoqërohet me ngrica, dëmi në frutikulturë do të jetë i madh dhe i pashmangshëm.

Advertisement

Shumë pemë kanë formuar frutin e të tjera janë në lulëzim, ndaj dhe vetë specialistët e bujqësisë shprehen se dëmi mund të jetë i madh nga prezenca e borës apo i ftohti i gjatë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy