Bordi i Transparencës mblidhet sërish, ulet çmimi i karburanteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bordi i Transparencës mblidhet sërish, ulet çmimi i karburanteve

Bordi i Transparencës ka ripërcaktuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Pas dy ditësh, Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e naftës, , nga 189 lekë/litër që ishte do shitet 182 lekë/litri.

 

Ulje kanë pësuar gjithashtu benzina dhe gazi, të cilat do të shiten me 182 dhe 75 lekë/litër.

 

Advertisement

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

 

Advertisement

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

 

Advertisement

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy