Bota feston ringjalljen e Krishtit/ Papa Françesku apel për ti dhënë fund luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bota feston ringjalljen e Krishtit/ Papa Françesku apel për ti dhënë fund luftës

Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë pashkët. Në shumë vende pas afro tri vitesh mungesë si pasojë e pandemisë së koronavirusit,mijëra  njerëz  morën pjesë në meshat tradicoionale.

 

Mbi 5  mijë besimtarë ishin të pranishëm  në mesnatë, për të ndjekur nga afër meshën në Vatikan.

 

Advertisement

Papa Françesku referuar luftës në Ukrainë, apeloi për një zgjidhje sa më të shpejtë për t’i dhënë fund mizorive.

 

PAPA FRANÇESKU

 

Advertisement

“Në këtë natë, le të lejojmë që të na bashkojnë mesazhet e Ungjillit, për të zbuluar bashkë me ta lindjen e dritës së Perëndisë që shkëlqen në errësirën e botës. Në këtë errësirë që jetoni, në errësirën e errët të luftës dhe mizorisë, ne të gjithë lutemi me ju sonte, lutemi për kaq shumë vuajtje, vetëm ne mund t’ju japim shoqërinë tonë, lutjen tonë. Dhe t’ju tregojmë guxim dhe ne ju shoqërojmë. Mund t’ju themi edhe gjënë më të madhe që festohet sot, krishti u ringjall.”

 

Mesha solemne e Pashkëve, u mbajt edhe në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë. Imzot Dodë Gjergji vuri në dukje se në ditët tona janë shumë njerëz që jetojnë në terrin e frikës, pasigurisë dhe pashpresës.

 

Advertisement

IPESHKVI  DODË GJERGJI

 

Njerëzit sot jetojnë të frikësuar, prindërit frikësohen se fëmijët e tyre nuk do të kenë të ardhme të mirë, nuk do të kenë arsim të duhur e nuk do të kenë mundësi për të siguruar gjërat e nevojshme për ta, kurse fëmijët kanë filluar ta ndjejnë frikën se do ta ndajnë zemrën sepse do të divorcohen prindërit. ë rinjtë kanë frikë se nuk arrin t’i bartin barrën e sakrificën e jetës e përgjegjësit e saja, për këta në një logjikë pragmatiste shtyjnë martesën por më vonë nëse nuk kanë frikë se akoma nuk janë pjekur, nëse martohen, kanë frikë të kenë fëmijë, pasi dëshirojnë të mos i mungojë kënaqësia liria dhe egoizmi.

 

Advertisement

Imzot Dodë Gjergji uroi gjithashtu myslimanet për agjerim të lehtë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy