Braçe publikon foto të qendrës shëndetësore: Është e zhytur në ujë! I jam lutur ndërtuesit por më kot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Braçe publikon foto të qendrës shëndetësore: Është e zhytur në ujë! I jam lutur ndërtuesit por më kot

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikaur foto nga qendra shëndetësore në Këmishtaj e cila është përmbytur. Braçe thotë se oborri dhe hyrja e ndërtesës është e zhytur në ujë.

Për këtë problem, deputeti socialist tregon se ka folur me drejtuesin e kompanisë ndërtuese, por më kot, askush nuk e ka përfillur. I jam lutur shkruan Braçe, por asnjë reagim.

KJO ESHTE QENDRA E RE SHENDETESORE NE KEMISHTAJ!
Urdheroni, dje, hyrjen ja ka zene uji, oborrin gjithashtu; Me asnje objekt tjeter ne Kemishtaj nuk ka ndodhur kjo, zero.
Nuk di si te sillem me me drejtuesin e kompanise nen kontrate; E kam thirrur disa here, ne telefon por edhe ne zyre, kam folur me te per cdo gje qe nuk shkon, i jam lutur per te korrigjuar problemet; Per kete qe ka ndodhur, i jam lutur te bej ngritjen e nivelit te oborrit pertej nivelit te kanaleve shkarkuese te rruges ku duhet te kulloj, por jo!
Tani mbetet vec nje gje; KONTRAKTUESIT TE MOS MARRIN NE DOREZIM OBJEKTIN PA U RREGULLUAR CDO GJE!”, thuhet në postimin e Braçes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy