Braçe tregon bisedën me deputetin e PD: Ja çfarë më shkruajti dje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Braçe tregon bisedën me deputetin e PD: Ja çfarë më shkruajti dje

Seanca e sotme plenare u mbyll pas 20 minutash dhe shkak për këtë u bë bllokimi i foltores nga ana e deputetëve të opozitës, që mbështesin Sali Berishën.

 

Pas daljes nga salla e Kuvendit, deputeti i PS Erion Braçe për mediat tha se ditën e djeshme, një nga deputetët e PD i kishte shkrojtur se nëse nuk njohin Berishën si kryetar opozite, atëhere ata do të vetëflijohen.

 

Advertisement

Gjithashtu deputeti tha se ndaj atyre ligjvënësve që zaptuan Kuvendin do të merren masa.

 

‘Erdhën këta protestojë për Saliun. Kanë 30 vjet të njëjtën gjë,. Protestojnë të njohim nëpër kryetar Saliun. Ne s’njohim asgjë. Këta të lulit s’kanë ardhur, këta të tjerët vijnë ca bllokojnë foltoren. Mua karrigen s’ma morën, më morën kartën. Ata s’duan karrige deputeti, duan pushtetin ata. Lanë karriget e deputetëve, morën të ministrave, ato merren me votë, ato si fitojnë dot. 

 

Advertisement

Është njëra një Albana Vokshi është e rrezikshme ndaj thamë ta bllokojmë se janë bërë agresiv. Na kërkojnë ne të njohim Berishën si kryetar të PD. Të tregoj ca mesazhe me një koleg të opozitës që thoshte ju s’na njihni dhe do vetëflijohet. Nqs doni drejtësi politike, kemi patur deri në 1990, këta drejtësinë tonë po e mbështesin. Sa kohë kemi një prokurori specialë, penale juridikë, s’na duhet një prokurori politike. Sa kohë komisionet po i heton SPAK, kujt i intereson se po i heton Sali Berisha, Në fund ai i mbyll me dy raporte pa vlerë, ndërsa hetimi i SPAK çon njerëzit në burg.’- tha Braçe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy