Brnabic telefonon Ramën dhe ‘hap dyert’ për shqiptarët: Nga nesër mund të futen në Serbi pa test Covid, gati tre marrëveshje për nismën ‘Mini Shengen’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Brnabic telefonon Ramën dhe ‘hap dyert’ për shqiptarët: Nga nesër mund të futen në Serbi pa test Covid, gati tre marrëveshje për nismën ‘Mini Shengen’

Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.Tanjug shkruan se Brnabic ka njoftuar kryeministrin shqiptar se duke filluar nga nesër të gjithë qytetarët e Shqipërisë mund të futen në territorin e Serbisë edhe pa pasur një test të Covid-19.

Gjithashtu, gjatë bisedës telefonike, siç shkruan edhe media serbe, Brnabic e Rama kanë diskutuar mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe për hapat e ardhshëm të iniciativës “mini Shengen”.

Tanjug shton se gjatë telefonatës janë diskutuar edhe planifikimet për tre marrëveshje të reja që do të nënshkruhen në vijim.

Janë planifikuar tre marrëveshje të reja do të nënshkruhen në periudhën e ardhshme. Të dy kanë diskutuar mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe për hapat e ardhshëm të iniciativës “mini Shengen”,”- shkruan Tanjug.

Advertisement

Në fund të telefonatës, Rama përcolli përshëndetjet për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic dhe u uroi qytetarëve të Serbisë Gëzuar Vitin e Ri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy