“Burg për gazetarët që publikojnë dëshmitë e Dumanit”/ Berisha: Vendim antikushtetues i Edi Ramës dhe SPAK

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Burg për gazetarët që publikojnë dëshmitë e Dumanit”/ Berisha: Vendim antikushtetues i Edi Ramës dhe SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas urdhrit të SPAK për dënimin me gjobë ose burg ndaj gazetarëve që publikojnë dëshmi të Nuredin Dumanit.

 

Përmes një postimi në Facebook Berisha shkruan se ky është një vendim antikushtetues i Edi Ramës dhe Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

 

Advertisement

Sipas Berishës ky vendim shënon rikthimin e ligjit të dënimit për agjitacion dhe propagandë nga koha e diktaturës.

 

Reagimi i plotë: 

Vendimi antikushtetues i Edi Rames me SKAP-in e Partise rikthen ligjin e Agjitacion Propagandes!
Te dashur miq,
Vendimi i Edi Rames me Skap-in e tij per te denuar me 5 vite burg gazetaret qe publikojne deshmite e Dumanit te qeverise eshte nje akt antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirise se mediave, i ndermarre per te mbrojtur Edi Ramen dhe qeveritaret e tij qe kane qindra ore telefonata me Dumanet e qeverise.
Ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shenon rikthimin e ligjit e denimit per agjitacion e propagande te diktatures Hoxhiste.
Denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende censure dhe kerkoj largimin e menjehershem te mercenarve te Edi Rames nga sistemi i drejtesise. Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve te mos zbatojne akte antikushtetuese, por te qendrojne te pamposhtur ne mbrojtje te lirise se mediave, dhe te publikojne çdo telefonate te Edi Rames, Taulant Balles, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe te çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatesi apo prokurori dhe çdo zyretari tjeter me vrasesit serial, perdhunuesit, grabitesit e bandave te partise.
U bej thirrje institucioneve nderkombetare te mbrojtjes se lirise se mediave te denojne me ashpersine me te madhe kete vendim te rrezikshem. sb

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy