Burg për policin trafikant/ Efektivi i RENEA-s nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burg për policin trafikant/ Efektivi i RENEA-s nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin e RENEA-s, Real Luli, dhe dy të arrestuarit e tjerë, Gevi Spahia e Jurgen Luli, pasi akuzohen për shpërndarje të kokainës në disa zona të Tiranës. Ndërkohë 2 të tjerë, Gertjan Harapi e Ergi Sala, po hetohen në gjendje të lirë.

Sipas burimeve, mësohet se Luli ka pranuar gjatë seancës përgjegjësinë për kokainën që i është gjetur gjatë operacionit policor, ndërsa nuk ka pranuar se ka pasur njohje apo marrëdhënie me personat e tjerë të arrestuar.

Real Luli ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimi i çështjeve të brendshme të policisë, madje një agjent i infiltruar i kishte blerë atij një sasi droge që pas testimit ka rezultuar në masën 80% e pastër.

Efektivi i repartit special të RENEA-s, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë sa i përket nxjerrjes së emrave me të cilët bashkëpunonte, ku e merrte lëndën narkotike dhe çfarë roli luante.

Advertisement

Ndërkohë Gevi Spahia e Jurgen Luli, janë arrestuar në një apartament të marrë me qira në Tiranë ku dyshohet se e përdornin për aktivitetin kriminal.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy