“Burgosi” gruan dhe e monitoronte me kamera, 34-vjeçari shfaqet duke dhunuar fëmijët: Kështu ma dha truri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Burgosi” gruan dhe e monitoronte me kamera, 34-vjeçari shfaqet duke dhunuar fëmijët: Kështu ma dha truri

Detaje të tjera kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një 34-vjeçar mbante të “burgosur” bashkëshorten e tij në banesë dhe e monitoronte me kamera. Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte sepse “kështu ma dha truri”, teksa burimet bëjnë me dije se në çdo dhomë ishin instaluar 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.

Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme. Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34 vjecari i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.

Ai ishte i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por është rikthyer më pas.

Ndërkohë bashkëshortja deklaroi para hetuesve se pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti. Denoncimin në polici e ka kryer bashkëshortja, e cila ka kërkuar ndihmë dhe agjentët e Komisariatit nr. 3 kanë gjetur shtëpinë të monitoruar me kamera.

Advertisement

Edhe vëllai i tij rezulton i dënuar për dhunë në familje. Ne pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34 vjecari i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy