“Burgosi” për një vit gruan dhe fëmijët, gjykata lë në qeli Jetnor Zhabolin, 35-vjeçari: I kyça sepse doja t’i mbroja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Burgosi” për një vit gruan dhe fëmijët, gjykata lë në qeli Jetnor Zhabolin, 35-vjeçari: I kyça sepse doja t’i mbroja

Burg me afat 20 ditor ka vendosur Gjykata e Tiranës për Jetnor Zhabolin, i cili mbante të izoluar gruan dhe fëmijët e tij prej një vit.

Prokuroria kishte kërkuar 30 ditë heqje lirie, deri në daljen e aktekspertizës ligjore që do të përcaktojë gjendjen e shëndetit mendor për 35-vjeçarin. Në seancë, avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm në spital deri ne rezultatet e akt-ekspertizës.

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se Jetnor Zhaboli para togave të zeza ka pretenduar se gjithçka e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi pasi kisha frikë për ta./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy