Burri pranon vrasjen e 20-vjeçares: Po, unë e vrava gruan time dhe inskenova grabitjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burri pranon vrasjen e 20-vjeçares: Po, unë e vrava gruan time dhe inskenova grabitjen

Charalambos Anagnostopoulos, piloti 32-vjeçar në Greqi, ka pranuar vrasjen e gruas së tij Karolina 20 vjeç. Krimi i rëndë ndodhi më 11 Maj në banesën e çiftit. 32-vjeçari u arrestua sot pas mesditës. Ndërsa së fundmi, Policia Greke ka postuar në Twitter një reagim zyrtar ku njofton se ngjarja u zbardh, 32-vjeçari ka pranuar vrasjen e gruas së tij.

Pas më shumë se 8 orësh marrje në pyetje, ai rrëfeu para hetuesve se është vrasësi i gruas së tij, me të cilën ka një vajzë 1 vjeç. Krimi, tha ai, ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin si çift.

Atë mbrëmje kishim filluar të grindeshim më herët. Në një moment, ajo vendosi fëmijën në krevat dhe më tha ngrihu dhe dil nga shtëpia. U tërbova, e mbyta dhe inskenova grabitjen”, ka rrëfyer ai në polici.

Krimi u zbulua falë një pune të mirë hetimore nga policia greke. Teknologjia ka luajtur një rol të rëndësishëm. 32-vjeçari kishte dhënë dëshmi kontradiktore në polici dhe hetuesit nuk bindeshin duke analizuar edhe provat që kishin në dispozicion.

Advertisement

Por cilat janë këto prova që vërtetuan se e gjithë grabitja ishte një sajesë e organizuar nga 32-vjeçari dhe ky i fundit është vrasësi i gruas së tij?

Një aplikacion në telefonin e tij që mat hapat tregoi se 32-vjeçari ishte duke ecur në kohën kur ai pretendonte se ishte lidhur nga grabitësit dhe ishte pa ndjenja.

Kamera e sigurisë në shtëpinë e çiftit, që besohet se ka filmuar gjithë skenën, ishte pa kartë memorje. Karta ishte hequr rreth orës 01:20 të mëngjesit, ndërsa ai pretendonte se “grabitësit” ishin futur në shtëpi 3 orë më vonë. Regjistrimi i fundit në kamera është në orën 12:30 të natës tragjike, ku duket 32-vjeçari me vajzën e tij 1 vjeç që qëndron në dhomën e ndenjies.

Ora inteligjente që Karolina mbante në dorë atë natë ka regjistruar pulsin e saj, çka tregonte shenja jetësore në një orar që nuk përputhet me dëshminë që 32-vjeçari ka thënë se kur u vra nga grabitësit Karolina. Konkretisht, ora nuk tregonte pulsin e 20-vjeçares shumë më herët se orari që kishte dëshmuar autori, pra ishte vrarë më herët se sa pretendonte autori për “grabitjen”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy