Bushati për Ramën: Kemi zgjedhur më të mirin e Shqipërisë! Prifti: Mos o burrë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bushati për Ramën: Kemi zgjedhur më të mirin e Shqipërisë! Prifti: Mos o burrë…

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati teksa shpjegonte sfidat që ka kaluar kjo qevei, duke renditur këtu dy më të fortat si tërmeti dhe pandemia, shtoi se në krye të vendit është zgjedhur më i zoti i Shqipërisë.

I gjendur përballë Bushatit, pedagogu Rezart prifit nuk ka mundur të mbajë seriozitetin përkundrejt kësaj deklarate.

Ervin Bushati: Në qoftë se ne do kishim parashikuar një tërmet në fund të vitit 2019 dhe një pandemi që ka ulur në gjunjë gjithë botën dhe të thuash pse nuk i realizove të gjitha, këtu tërhiqem, se ne nuk jemi zoti. Pandemia e fundit botërore ka qenë në  1380-ën. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të bllokohet me dy gjëra shumë të mëdha Shqipëria. Si pandemia…. Dhe nuk ka pasur tërmet 3 muaj para pandemisë dhe ja fundi i ditës as u dorëzua

Rezart Prifti: Është tjetër gjë llogaria për tërmetin, tjetër gjë llogaria për pandeminë… janë dy llogari të ndryshme.

Advertisement

Ervin Bushati: Në gjithë botën, nuk pret njeri që të takojë princin e kaltër për kryeministër, se ti martohesh me dashuri dhe në fund të ditës mërzitesh dhe me bashkëshortin dhe bashkëshorten. Nuk po thotë njeri që të zgjedhim një njeri të kulluar apo të rënë nga qielli, ama më të zotin e Shqipërisë e kemi zgjedhur…

Rezart Prifti: Qyqa, avash mo burrë…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy