Buxheti 2022/ Shefi i Shtabit të FA: Rritja parashikon investim në kapacitete dhe projekte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Buxheti 2022/ Shefi i Shtabit të FA: Rritja parashikon investim në kapacitete dhe projekte

Pasditen e sotme është prezantuar buxheti 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Shqiptare, Bajram Begaj tha se rritja e buxhetit për ushtrinë dhe FA parashikon investim të kapaciteteve ajrore dhe vëzhgimit ajror e detar. Ai theksoi se rritja e buxhetit mundëson intesifikimin e procesit të modernizimit të Forcave të Armatosura duke zhvilluar kapacitetet e nevojshme.

“Ky buxhet mundëson financimin gjatë vitit 2022 të projekteve kryesore duke filluar me projektin e bazës ajrore të Kuçovës. Pa u ndalur te të gjitha projektet, do të theksoja projektetet e përmirësimit të infrastrukturës së forcës tokësore, akademisë së FA, forcës tokësore e ajrore. Rritja e buxhetit plotëson nevojat e FA, përmbushjen e objektivave të sigurisë kombëtare, si dhe detyrimet e vendit tonë në kuadër të mbrojjtes kolektive të aleancës. Ky buxhet do të mbështesë personelin, kapacitetet, infrastrukturën e Forcave të Armatosura. Buxheti i vitit 2022 shkon në 1.75 për qind të produktit të brendshëm bruto”-tha Begaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy