“Buzëqeshni kur takoni votuesit”/ PD: Flisni në emër të kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Buzëqeshni kur takoni votuesit”/ PD: Flisni në emër të kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha

3 muaj para zgjedhjeve parlamentare Partia Demokratike u ka shpërndarë anëtarëve të saj një udhëzim që detajon punën e strukturave deri në 25 prill.  Udhëzimi rregullon një proces që është normal në çdo parti politike siç është identifikimi i votuesve, por ky udhëzim ngjan më shumë me një manual sjelljeje.

 

“Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit.”

 

Advertisement

Udhëzimi i Partisë Demokratike nuk harron të theksojë as detaje si rëndësia e buzëqeshjes.

 

“Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë të rëndësishme. Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë.  Mësoji pikat e Formatit bashkëlidhur dhe mos lexoni gjatë kohës që   bashkëbisedoni me votuesin.”

 

Advertisement

Por ndërsa anëtarëve u shpërndahet ky udhëzim;  Partia Demokratike ende nuk ka zgjidhur disa prej çështjeve më të rëndësishme në këtë fushatë zgjedhore.

 

Lideri i opozitës Basha ende nuk ka caktuar drejtuesit politik në të gjitha qarqet e vendit; një proces që po zgjat prej 3 muajsh dhe ende 6 koordinatorët për qarkun më të rëndësishëm, Tiranën që nxjerr 36 deputetë, nuk janë shpallur. Nga ana tjetër kryetari i PD Basha nuk ka mbyllur as marrëveshjet me aleatët.

 

Advertisement

Për këtë arsye marrëdhënia me republikanët e Fatmir Mediut po acarohet gjithnjë e më shumë e vetë Mediu deklaron se do të fillojë procesin e mbledhjes së firmave për të garuar më vete në 25 prill.

 

E së fundmi PD ka deklaruar prej muajsh se ka një program të detajuar për qeverisjen e vendit, por 3 muaj para zgjedhjeve as ky program nuk është bërë publik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy