Çahet tubi, nafta mbulon tokat/ Ankohen fermerët në Mallakastër: Situatë e përsëritur, na shkatërruan prodhimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çahet tubi, nafta mbulon tokat/ Ankohen fermerët në Mallakastër: Situatë e përsëritur, na shkatërruan prodhimet

Avaria e shkaktuar në tubacionin përcjellës të ujërave teknologjik të kompanisë Albpetrol, nga zona e Drenovës në Mallakastër deri në Usojë, ka sjellë dëme të konsiderueshme tek fermerët.

 

Një pjesë e madhe e tokave janë ndotur, e për pasojë edhe prodhimet e tyre janë dëmtuar. Fermerët thonë se situata është e përsëritur dhe se jo të gjithë janë dëmshpërblyer nga kompania.

 

Advertisement

Tubacioni eshte demtuar disa here.Kam pas 734 rrenje hardhi te gjitha jane demtuar. Do i shkul.

 

Ka ndodh disa here por une jam shperblyer. Nafte bruto. Na shqeteson ndotja me shume se demi

 

Advertisement

Në terren kanë mbërritur drejtues të kompanisë Albpetrol dhe drejtorisë rajonale të mjedisit, të cilët po mbajnë shënim dëmet.

 

Linja që sjell probleme është rreth 6 km e gjatë, e një projekt për zëvendësimin e saj do t’i jepte zgjidhje kësaj situate.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy