“Çdo vonesë mund të jetë fatale!”/ Boçi: Beteja jonë, ndan të shkuarën nga e ardhmja. Spahia: Votoni koalicioni Bashkë Fitojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çdo vonesë mund të jetë fatale!”/ Boçi: Beteja jonë, ndan të shkuarën nga e ardhmja. Spahia: Votoni koalicioni Bashkë Fitojmë

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çelur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Kandidati i koalicionit për Bashkinë Elbasan Luçiano Boçi ka deklaruar se ka qenë pikërisht nevoja për ndryshim ajo që e ka bërë të garojë si qytetar i parë i Elbasanit.

 

Advertisement

“Beteja jona, një betejë thelbësore parimesh që ndan të ardhmen nga e shkuara, nuk ka kurrfarë egoje personale politike, është betejë e pastër për qytetarët e vendit.

 

Ju ftoj të luftojmë me pasion e ta fitojmë me nder e respekt.

 

Advertisement

Elbasani im gjendet sot në udhëkryq. I thahet buza për rininë e larguar. Ajo që më ka sjellë para qytetarëve, është kërkesa për ndryshim, çdo vonesë mund të jetë fatale e mund të bëhet e pandreqshme”, tha ai.

 

Ndërsa kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, i cili kërkon një tjketër mandat u bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës por jo vetëm, që në 14 maj të votojnë koalicionin Bashkë Fitojmë.

 

Advertisement

Përballë kemi qeverinë që po vjedh. Ne e dimë sa herë që Ram ka blerë zgjedhjet me mijëra të rinj janë larguar nga atdheu. Ky është moment historik. U bëj thirrje për shqiptarët që të votojmë nr 1 për koalicionin “Bashkë Fitojmë”,” tha Bardh Spahia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy