Çela, dyshues për ndryshime në Kod/ Prokurori i përgjithshëm: Të rritet siguria për magjistratët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duke marre shkas nga diskutimet e fundit për ndryshimet në Kodin Penal kryeprokurori Olsian Çela thotë se duhet një rishikim i kujdesshëm. Sipas tij Shqipëria aktualisht ka një kod mjaft të ashpër por problemi qëndron në faktin se ligjet nuk kanë ende aplikimin efikas që mund të parandalojnë ngjarjet e mundshme kriminale.

 

Ne kemi një Kod Penal mjaft të ashpër. Çështja nuk shtrohet më tek ashpërsimi i dënimeve. Çështja shtrohet te aplikimi i ligjit. Tek ne ky ka qënë problemi kryesor që ka pasur sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe kjo është sfida që ne duhet të përballojmë, pra të aplikojnë legjislacionin që kemi. Ju siguroj që përmes një aplikimi efikas të legjislacionit ne do të arrijmë që të japim edhe efektin parandalues, të cilat synojnë të kenë këto politikat e ashpërsimit të politikave penale.

 

Advertisement

Lidhur me kërcënimet ndaj prokurorëve, emrat e të cilëve kanë dalë si të shenjëstruar nga bandat kriminale, Çela ka apeluar për rritjen e sigurisë për magjistratët.

 

Deri më sot janë aplikuar masa për mbrojtjen e prokurorit të cilat kanë rezultuar që të jenë efikase. Megjithatë gjithmonë mund të ketë nevojë për përmirësime. Padiskutim që nisur edhe nga rastet e fundit mund të shikohet mundësia për përmirësime të mundshme. Kjo duhet parë sëpari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Ne si Prokurori e Përgjithshme do të japim kontributin tonë. Mbrojtja nuk nis vetëm nga mbrojtja fizike, në radhë të parë ka nevojë që prokurorët të kenë një solidaritet në kuptim sesi ata ushtrojnë funksionet.

 

Advertisement

Deklaratat e kreut të organit qendror të akuzës u bënë në mbledhjen e Përgjithshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u votua për emërimin e tre anëtarët e rinj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy