Lufta e policisë me kanabisin, ekspertët dyshues për operacionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta e policisë me kanabisin, ekspertët dyshues për operacionet

Nga Janari deri më tani policia ka asgjësuar mbi 135 mijë rrënjë kanabis. Bimët narkotike janë zbuluar në sajë të aksioneve të zhvilluara në të gjithë vendin, kryesisht në zonat malore ku zbulimi i tyre është bërë me dron dhe pajisje të tjera inteligjente.

Për kultivimin e tyre, janë vënë në pranga rreth 45 persona e ndërsa 28 të tjerë janë në kërkim. Por nga ana tjetër eksperti Fatjon Softa shprehet skeptik në lidhje me këto operacione. Sipas tij policia nuk ka arritur që të godasë kokat e grupeve, por vetëm punëtorët.

 

FATJON SOFTA

Advertisement

EKSPERT SIGURIE

Deri tani jemi në zbulimin e parcelave, në ekzekutimin e tyre dhe nuk jemi në mundësinë për të parandaluar, për të hetuar dhe për të gjetur organizatorët dhe financuesit e këtyrë lëndëve narkotike. Kualiteti i të arrestuarve është në nivelin e punonjësve, të cilët janë dhe gjëndjen te parcela, sikurse ato që janë roje që merren me vaditjen dhe kultivimin, pra nuk kemi shkuar ende tek ata që janë organizatorë dhe financues të tyre.

 

Softa shton se policia në këto kushte po prish provat dhe nuk po lejon që hetimet të zbulojnë organizatorët apo mënyrën sesi funskionojnë grupet kriminale.

Advertisement

 

Kjo duket si një prishje prove sesa një hetim, sepse hetimi duhet të vijë mbi bazën e një kontrolli, përgjimi, bashkëpunimi në terren dhe bashkëpunim me institucionet e tjera në mënyrë të atillë që gjatë gjithë kohës të lejojmë kultivimin deri në mbledhjen e produktit, për të ndaluar dhe goditur organizmin kriminal dhe jo thjesht punonjësit fundor, të cilët shpesh herë janë personat të cilët janë përdorur nga grupet kriminale edhe për shkak të ekonomisë së tyre.

 

Eksperti shprehet se hetimet duhet të thellohen edhe në zbulimin nëse këta grupe kanë mbështjetjen e efektivëve të zonës. Ai shton se e rëndësishme është të zbulohet se deri ku mbërrin droga dhe ku përfundojnë paratë.

Advertisement

 

Ende nuk kemi goditur ekonominë e tyre, grupet, lidhjet e tyre nëse mund të jenë me strukturat e policisë, lidhjet e tyre nëse mund të jenë me orgnaet ligjzbatuese, apo edhe me politikën. Këta gruper janë që ndërveprojnë, apo të shkëputura që veprojnë në mënyrë individuale? Janë grupe që veprojnë brenda territorit, pas bashkëveprojnë edhe me grupe jashtë territorit, sepse flitet jo vetëm për kultivimin dhe prodhimin, por flitet edhe për tregun dhe shitjen e tyre.

 

Gjatë këtij viti operacionet e policisë janë fokusur në Shkodër, Lezhë dhe Krujë, pasi janë konsideruar si zonat me risk më të lartë për kultivimin e kanabisit për shkak të terrenit malor dhe vështirësive për të zhvilluar kontrolle.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy