Celibashi: Kanë mbërritur 29 denoncime për parregullsi, rreth 999 mijë votues u identifikuan elektronikisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Celibashi: Kanë mbërritur 29 denoncime për parregullsi, rreth 999 mijë votues u identifikuan elektronikisht

Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka njoftuar se pranë këtij insitucione kanë mbërritur 29 denoncime për parregullsi në procesin zgjedhor, nga të cilat 4 janë adresuar nga subjekte zgjedhore.

 

“Në total deri tani, në KQZ, nëpërmjet, qoftë platformës së KQZ në faqen e internetit apo edhe në aplikacion, por edhe në prokotollin e KQZ, kanë ardhur 29 denoncime. Janë 4 denocime nga dy subjekte zgjedhore, 63 nga Partia Socialiste dhe 1 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Partia Socialiste ka dy denoncime për kandidatin për koalicionit “Bashkë Fitojmë” kryetar të Bashkisë në Elbasan dhe për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, në dy raste për thyerje të heshtjes zgjedhore. Ka një denoncim në KQZ nga Komiteti Shqiptar të Helsinkit, mbi parregullsitë procedurale gjatë shpërndarjes së bazës materiale. Gjithashtu, janë edhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Përgjithësisht, bashkitë të cilat në mënyrë të përmbledhur janë prezantuar si me probleme, Tirana, Elbasani, Durrësi, Dropulli, Kamza, Konisploli, Peshkopia dhe Tropoja”, thekson Celibashi.

 

Advertisement

Ai thekson se bëhet fjalë kryesisht për parregullësi nga ana e komisionerëve, korrupsion aktiv apo pasiv në procesin e votimit.

 

Në të njëjtën kohë, në Peshkopi dhe Tiranë ka pasur denoncime për intimidim të votuesve.

 

Advertisement

“Në referim të përmbajtjes së këtyre denoncimeve, lidhen kryesisht me parregullsitë e ushtruara nga ana e komisionerëve, korrupsion aktiv apo pasiv në procesin e votimit. Ka denoncime mbi intimidimin e votuesve, në Peshkopi dhe Tiranë. Këto janë pak a shumë natyra e denoncimeve. E fundit lidhet me votimin familjar”, shton ai.

 

Celibashi bëri me dije se janë 998 633 votues janë identifikuar përmes pajisjes elektronike.

 

Advertisement

“Përsa i përket procesit të identifikimit dhe pjesëmarrjes, janë 998 633 votues të cilët janë identifikuar përmes pajisjes elektronike”, theksoi ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy