Celibashi: Personat e paautorizuar në qendrat e votimit do mbajnë përgjegjësi, votimi elektronik s’ka dështuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Celibashi: Personat e paautorizuar në qendrat e votimit do mbajnë përgjegjësi, votimi elektronik s’ka dështuar

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi ka hedhur poshtë pretendimet se votimi elektronik në Elbasan manipulon votat.

 

Në një deklaratë për mediat, Celibashi thekson se nuk ka asnjë gjasë që vota të tjetërsohet në favor të një kandidati apo subjekti ndryshe nga ajo që votuesi ka zgjedhur.

 

Advertisement

“Të votosh për një kandidat dhe të dalë emri i një tjetër kandidati tek fleta e votimit probalbiliteti është zero dhe këto janë spekulime. Të gjitha pajisjet janë të koordinuara me një softuare unik dhe nuk ka shpjegim pse kjo ka ndodhur vetëm në Elbasan dhe jo në vende të tjera. Më është komunikuar kjo problematikë edhe nga Boçi dhe e kemi rikonfirmuar me konsulta me specialistë të kompanisë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie që të ndodhë kjo situatë”, thekson ai.

 

Votimi elektronik sipas Celibashit nuk ka dështuar, ndërsa shton se probleme janë shfaqur vetëm në 10% të qendrave të votimit.

“Në një vlerësim të raportit të QV ju kemi pasur problem rezulton të jetë më pak se 10%”, tha Celibashi.

Advertisement

 

Një përgjigje Celibashi pati edhe për raportimet se qytetarë dhe përfaqësues të partive politike kanë intimiduar dhe kërcënuar zgjedhësit. Celibashi deklaron se personat e paautorizuar nuk duhet të shfaqen në qendrat e votimit, pasi në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

 

“Prania e personave të paautorizuar konsiderohet si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj duke filluar nga policia e shtetit dhe autoritete e tjera të marrin masa. Është e papranushme që qytetarë të ndryshëm të rrinë në ambiente të brendshme të votimit. Të largohen menjëherë. Kush refuzon ta zbatoje këtë urdhër do të mbajë përgjegjësi”, tha Celibashi.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy