
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë ditën e sotme për gazetën greke ‘Kathemerini’ ka folur dhe një herë lidhur me mardhëniet me Greqinë dhe mungesën e ftesës në takimin informal të organizuar nga Mitsotakis.
Rama tha se nuk e merr personalisht një veprim të tillë.
Sipas tij dihet se një veprim i tillë ka të bëjë me çështjen Beleri por sipas Ramës nuk është kjo mënyra për të vepruar.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: A u ndjetë i ofenduar personalisht që nuk u ftuat në darkën e organizuar nga Mitsotakis me vendet e Ballkanit Perëndimor? Ju treguat se do të jetë i ftuar në samitin e Tetorit në Tiranë. Çfarë tjetër doni ti thoni kryeministrit Mitsotakis?
“Së pari kam mësuar gjatë gjithë rrugëtimit të jetës që të ndihesh përsonalisht i ofenduar nuk është një gjë që të bën të jetosh mirë. Kurr nuk e marr personalisht kur ka të bëjë me politikën. Tek e fundit politika është një bishë e rrezikshme. Mund të të hedh poshtë dhe të të bëjnë të thuash gjëra që nuk do ti thoje. Nuk jam i ofenduar personalisht. Mendoj që qëllimi i takimit lidhet me diçka shumë të madhe, shumë të madhe, me dërgimin e një mesazhi për mua për shqiptarët? Për çfarë? Çfarëdo rëndësie ti japë pala greke kësaj çështje që e dimë të gjithë se me çfarë ka të bëjë nuk është kjo mënyra për të vepruar. Kur ndodhin gjëra të pakëndshme mes miqve ,miqtë duhet të flasin e të përballen.”, tha Rama.