Çështja “McGonigal”/ Balla: Mocioni me debat do mbahet në 2 mars, deputetët kanë kohë mjaftueshëm të përgatiten

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çështja “McGonigal”/ Balla: Mocioni me debat do mbahet në 2 mars, deputetët kanë kohë mjaftueshëm të përgatiten

Mocioni me debat për çështjen McGonigal mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama do të zhvillohet në datën 2 mars.

 

Këtë gjë e bëri të ditur kreu i grupit parlamenmtar të PS Taulant Balla.

 

Advertisement

Për mediat, ai tha se është marrë ky vendim për shkak të axhendës së ngjeshur që ka pasur kryeministri, teksa shtoi se janë të mirëpritur të gjithë deputetët për të diskutuar, pasi koha sipas tij për tu përgatitur është e mjaftueshme.

 

“I bie 1400 minuta, i bie më pak se 24 orë. Në këtë këndvështrimi, kuvendi duhet të përgatitet, çdo deputet të marrë kohën për tu përgatitur. Edhe me zyrën e kryeministrit është marrë edhe për shkak të axhendës ndërkombëtare të kryeministrit me datë 2 mars. Para zhvillimit të seancës ua kam thënë një pjesë të kolegëve të opozitës, meqë një pjesë e ka si ditë të shënuar do ishte data më  emirë, edhe u votua në kuvend. Koha për tu përgatitur është e mjaftueshme, i mirëpresim të gjithë të jenë atje. Nuk ka asnjë dyshim që mocioni është arsyeja e kësaj situata në kuvend, është katrani me bojë i opzitës i cili s’të lë hapësirë për hamendime. Gjithçka lidhet me problemet e brendshme, siç e thotë datat e gjyqit”, tha Balla. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy