Çështja “McGonigal”/ Gështenja: Rama duhet të jepte dorëheqjen, SPAK i vonuar për hetimet ndaj kryeministrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çështja “McGonigal”/ Gështenja: Rama duhet të jepte dorëheqjen, SPAK i vonuar për hetimet ndaj kryeministrit

Çështja e “McGonigal” vijon të krijojë “zhurmë” në politikën shqiptare. Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar edhe sot me akuzar ndaj kryeministrit Edi Rama si dhe ka kërkuar hetim edhe për ambasadoren amerikane Yuri Kim.

 

Deputeti i PD Lefter Gështenja, në një intervistë për Vizion Plus me Roland Zilin tha se Rama përmes ish agjentit të FBI ka tentuar minimin e demokracisë, ndërsa shton se afera “McGonigal” është më e turpshme që ndodh në një vend anëtarë të NATO-s.

 

Advertisement

“Prej shumë kohësh gjithë bota mbarë kanë bërë publike atë që quhet afera më e turpshme e një vendi anëtar i NATO si Shqipëria ku kryeministri është përfshirë në një aferë korruptive me agjentin e FBI për eliminimin e opozitës. Kjo është hedhje në erë e demokracisë. Është një lëvizje që ndodh vetëm në një vend si Shqipëria dhe jo në një vend demokratik”.

 

Deputeti thekson se në kushtet kur emri i Ramës del 14 herë në akt-akuzën e ish agjentit të FBI, ai duhet të kishte dhënë përgjigje për këtë aferë në Parlament dhe më pas të dorëhiqej.

 

Advertisement

“Faktet janë bërë publike në mediat ndërkombëtare dhe është hera e parë që ndodh që emri i një kryeministri lexohet 14 herë që është akt akuza e ish agjentit të FBI. Një kryeministër normal, duhet të vinte në Parlament dhe duhet të tregonte të vërtetën. Një kryeministër duhet të jepte dorëheqjen. Nga zyra e Kryeministrit është marrë dosja për të nisur hetimin për kryetarin e PD. Ish drejtuesi i FBI ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe ka pasur kontakte edhe me persona të tjerë politik dhe të biznesit”.

 

Deputeti Geshtenja për Vizion Plus shprehu rezervat e tij për drejtësinë shqiptare. Ai tha se SPAK ende nuk e ka nisur një hetim penal për Ramën, edhe pse faktet janë bërë publike nga mediat ndërkombëtare dhe Gazment Bardhi ka depozituar një shkresë për këtë gjë.

 

Advertisement

“Edi Rama është i përfshirë në aferën për eliminimin e opozitës në Shqipëri. T’ia lëmë drejtësisë shqiptare dhe amerikane tashmë, edhe pse kam rezervat e mia. SPAK duhet të niste hetim penal për kryeministrin. PD përmes Bardhit ka dërguar në SPAK kërkesën për të nisur hetim për Ramën dhe sot ne nuk e kemi një të tillë”.

 

Por, ndonëse opozita ka bërë kërkesën për ngritjen e një komisionin hetimor për çështjen “McGonigal”, mazhoranca shprehet e vendosur për të mos e lejuar një gjë të tillë. Por për Gështenjën, kjo është shkelje kushtetuese, teksa thekson se kjo është hera e tretë që pengohet një nismë e tillë, e kërkuar nga ¼ e deputetëve të Kuvendit.

 

Advertisement

“Është rasti i tretë që Rama nuk lejon ngritjen e komisionit hetimor. I pari ishte për investimet strategjike, i dyti për udhëtimet e Ramës dhe i treti për McGonigal. Kjo është në shkelje të Kushtetutës. E ka kërkuar ¼ e parlamentit dhe duhet të ishte ngritur si komision hetimor. Në kushte normale, kur një njeri  është i pastër i hap rrugë ngritjes së komisionit hetimor. Drejtësia amerikane dhe mediat ndërkombëtare thonë që Rama është i përfshirë në këtë aferë”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy