Çfarë iu gjet në duar, elementët që konfirmojnë se ishte Hygerta që ekzekutoi të atin me armë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë iu gjet në duar, elementët që konfirmojnë se ishte Hygerta që ekzekutoi të atin me armë

Ndonëse kishte heshtuar për të paktën 10 ditë, Hygerta Meta, nuk denjoi të pranonte autorësinë e vrasjes së të atit, pasi uniformat blu gjetën trupin e tij të groposur në oborrin e banesës. Ishin shenjat e barutit të mbetura në duart e saj nga të shtënat me armë zjarri, që e kthyen atë në autoren kryesore të kësaj ngjarjeje.

19-vjeçarja rrëfeu se mori armën e punës së të atit, e qëlloi të paktën 4 herë e më pas e lidhi me fasho e qese. Pastaj ajo e groposi për të zhdukur çdo gjurmë.

Para uniformave blu mohoi në mënyrë kategorike të jetë ndihmuar nga një tjetër person, ndërsa armën e krimit tregoi se e ka hedhur buzë detit.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe na i ka nxirë jetën. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit.”, deklaroi ajo.

Advertisement

Ndonëse shenjat e barutit në duart e saj provojnë akuzat, sërish hetimet nuk kanë marrë fund. Hetuesit do të vijojnë ekzaminimin e turpit të viktimës, Pëllumb Meta, ku mund të gjenden të tjera prova që mund të zbulojnë bashkëpunëtor të tjerë në vrasje./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy