Çfarë ndodh nëse Meta nuk dekreton Ramën kryeministër? Përgjigjet juristi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë ndodh nëse Meta nuk dekreton Ramën kryeministër? Përgjigjet juristi

Nën zë, flitet për një skenar të mundshëm në shtatorin politik, ku presidenti Ilir Meta nuk dekreton si kryeministër për herë të tretë Edi Ramën. Po çfarë e pason një lëvizje të tillë të Metës?

 

Juristi Andi Përmeti, që ishte edhe deputet i Bindjes Demokratike, shpjegoi për “7 pa 5” në “Vizion Plus” se Meta në këtë rast është i detyruar të veprojë siç ia imponon vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Përballë gazetarit Thimi Samarxhiu, ai tha se kreu i shtetit duhet të nxjerrë një dekret për mosdekretimin e Ramës, dekret i cili mund të rrëzohet më pas nga Parlamenti.

Advertisement

 

“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e Gent Cakajt, presidenti nuk mundet vetëm të mos dekretojë. Por mosdekretimin, duhet ta shpallë me dekret. Duhet të shpallë kundërshtinë e këtij rasti me dekret. Dhe ky dekret shkon në Parlament për tu votuar. Parlamenti i ri voton për dekretin, që është i mandatuar nga KQZ.”

 

Për Andi Përmetin, Ilir Meta shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese sepse pretendimet e mazhorancës për shkeljen e Kushtetutës qëndrojnë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy