Çfarë ndodh nëse studentët, mjekët dhe mësuesit nuk e bëjnë vaksinën?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë ndodh nëse studentët, mjekët dhe mësuesit nuk e bëjnë vaksinën?

Drejtuesja e Komitetit të Eksperteve, njeherazi  Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sqaroi se cfarë ndodh në rast se stafet mjekësore, studentët dhe arsimtarët, nuk e bëjnë vaksinën për Covid-19, pas vendimit që këto kategori ta ketë më detyrim marrjen e dozave.

Sipas Raacollit,  pas datës 30 shtator këtyre kategorive që refuzojnë të bëjnë vaksinën, do tu duhet kërkohet paraqitja në mënyrë periodike e një testi PCR, që të vërtetojë se janë negativ ndaj koronavirusit.

 

“Vlerësohet që shtatori të jetë periudhë që arsimtarët, stafet dhe studentët të kryejë vaksinimin dhe deri në datën 30 shtator të dorëzojnë vërtetim pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentë pranë zyrave të përcaktuara, kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.Për ata që nuk e kanë vaksinën do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktua me dokument mjekësor  për të mos bërë vaksinën. një dokument i cili do të vlerësohet përveç mjekut edhe nga specialistë të ISHP-së për të evidentuar një vendim jo fort të sakë”, tha Rakacolli.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy