“Chery”, tani edhe në Shqipëri, brandi i njohur vjen në sallonet e “Albanian Motor Company”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Chery”, tani edhe në Shqipëri, brandi i njohur vjen në sallonet e “Albanian Motor Company”

“Mirë se vini në botën e Chery – ku pasioni takohet me përsosmërinë!”

Brandi Chery është më në fund në Shqipëri, për të shënjuar fillimin e një epoke të re në industrinë automotive.

Me synimin për të ofruar gjithmonë  e më shumë zgjedhje për konsumatorin, Albanian Motor Company mirëpret këdo në shoëroomin e ri kushtuar makinave Chery.

“Ky showroom është më shumë se thjesht një vend për të ekspozuar automjetet; është një portë për në botën e luksit, inovacionit dhe përvojave të drejtimit. Ndërsa futeni brenda, do të përshëndeteni nga një modelet mahnitese e krijimeve më të mira të Chery, secila prej të cilave mishëron shkrirjen e përsosur të stilit, performancës dhe teknologjisë së fundit”, tha Gerard Merdani, menaxher i markës “Chery”.

Advertisement

Chery, një gjigand në tregun automotiv botëror, është marka e katërt që i bashkohet Albanian Motor Company, me bindjen se do të përqafohet nga tregu shqiptar falë karakteristikave unike që zotëron.

“Ne jemi shumë të lumtur ta kemi nën logon e Albanian Motor Company sepse është një brand që ka një raport të pabesueshëm të cilësisë dhe çmimit të gjitha modelet vijnë me një garanci 7-vjeçare dhe deri në 1 milion kilometër përsa i përket motorit të tyre që është diçka unike ndër të gjithë prodhuesit e automjeteve dhe ofron një gamë shumë të gjerë automjetesh, duke filluar nga ato me djegie të brendshme, deri tek ato me teknologjinë më të fundit, hibride dhe tërësisht elektrike. Tregu shqiptar ka mbetur gjithmonë një treg i orientuar drejt çmimit, kështu që markat që kanë një raport të mirë cilësi-çmim, janë gjithmonë marka të destinuara të kenë sukses në Shqipëri. Chery vjen me opsione të pabesueshme të sigurisë, të luksit dhe ne kemi patjetër bindjen që do të jetë një sukses edhe në tregun tone”, tha Merdani.

Gama e gjerë e makinave Chery premton një aventurë emocionuese për çdo të ri, me modelet me dizajn futuristik, por njëkohësisht kompleton edhe një familje të madhe, duke ofruar udhëtime komode me teknologjinë më të fundit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy