“Ford Trucks”, edhe në Shqipëri/ Gjithçka për biznesin në ambientet e “Albanian Motor Company”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ford Trucks”, edhe në Shqipëri/ Gjithçka për biznesin në ambientet e “Albanian Motor Company”

Për herë të parë “Ford Trucks” ndodhet edhe në Shqipëri.

 

 

 

Advertisement

Pas suksesit të arritur vitin e shkuar, duke shitur më shumë se 1 milionë e gjysmë automjete në disa vende të botës, të prodhuara me teknologjinë më të fundit, “Ford Trucks” hyn në tregun shqiptar për të përmbushur nevojat e biznesit.

 

 

 

Advertisement

Në një event të dedikuar, në prezencën e biznesmenëve të njohur dhe diplomatëve të lartë, brandi më i ri u lançua mbrëmjen e të enjtes në shoëroomin e Albanian Motor Company nga përfaqësues të “Ford Trucks” nga Turqia.

 

 

 

Advertisement

SELIM JAZICI

DREJTOR MENAXHUES, EVROPA QENDRORE DHE LINDORE

 

“Kjo është një ditë krenarie për ne pasi tregu shqiptar do të japë një kontribut të rëndësishëm në zgjerimin evropian dhe global të Ford Trucks. Me më shumë se 60 vjet histori dhe ekspertizë, Ford Trucks është një nga markat e pakta që zhvillon dhe prodhon automjete të rënda bashkëkohore.”

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

MURAT BAKIS

DREJTOR MENAXHUES, EVROPA QENDRORE

 

Sot është një tjetër hap i madh për ne pasi po futemi në tregun shqiptar dhe Shqipëria është një vend i rëndësishëm për lidhjet me Ballkanin dhe Evropën. Faleminderit Familjes Dulaku për këtë investim. Qëllimi ynë është të kujdesemi për klientët tanë dhe bizneset e tyre të lulëzojnë. Prioriteti ynë është të krijojmë një rrjet të fortë Ford Trucks në mbarë botën. Ne kemi përshpejtuar zgjerimin tonë global në 8 vjet dhe do të arrijmë në 46 vende deri në fund të këtij viti. Ne synojmë të jemi të shtrirë në 50 vende deri në vitin 2024.”

Advertisement

 

 

 

“Kamionët Ford” ofrojnë ofrojnë një gamë të gjerë automjetesh të klasit botëror, duke përfshirë betoniere të prodhuara me standardet më të larta për industrinë e ndërtimit, automjete të posaçme për ngarkim-shkarkim apo edhe mjete zjarrfikëse me fjalën më të fundit të teknologjisë dhe me siguri maksimale.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

ARTAN MIRDITA

BRAND MENAXHER, FORD DHE FORD TRUCKS

 

“Jemi shumë të gëzyuar që na jepet mundësia për tu bërë përfaqësues të Ford Truck në Shqipëri sepse Ford Truck do të sjellë shumë risi në tregun shqiptar, sidomos në fushën e konsumit të kamionëve. Ford Truck,. Me kokën e re F Max ofron një nga kokat me konsumin më të ulët në tregune  kamionave. Patjetër do të ketë edhe shumë interes edhe në nivelin e kamionave me 2, 3 dhe 4 akse, sidomos në fushën e ndërtimit 4 akse që përdoren për betoniere dhe vetëshkarkuese, janë jashtëzakonisht rezistente dhe të qëndrueshme ndaj materialeve inerte që përdoren në Shqipëri.”

Advertisement

 

 

 

Me sytë drejt të ardhmes, “Ford Trucks” po përshtatet me epokën e mjeteve elektrike duke investuar në bateritë elektrike dhe synon që deri në vitin 2030, 50% të shitjeve në Evropë t’i përbëjnë automjetet me emetim zero.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy