Civici: Inflacioni më i egër i tre dekadave të fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici është i mendimit se inflacioni i këtij viti rezulton të jetë më i egri jo i dekladës së fundit, por i 30-40 viteve të fundit.

 

Ndaj sipas tij, normalzimi i politikës monenatare mbetet mekanizmi i vetëm për të luftuar këtë fenomen, mekanizëm i cili i jep efektet nga 6 deri në 18 muaj më pas.

 

Advertisement

“Inflacioni duket të jetë në fazë rritje, jo me të njëjtat ritme rritjeje si muajt e fundit, ndaj për aq kohë sa do të kemi shifra në rritje të tij edhe politika e Bankës së Shqipërisë do të vijojë në këtë drejtim, pra të shtrëngimit të politikës monetare. Të njëjtën gjë po bëjnë të gjitha bankat qëndore. Bankat analziojnë shumë faktorë para se të marrin një vendim të tillë, pasi kjo vendimmarje është komplekse”, u shpreh Civici në emisionin “E-ZONE” në “Vizion Plus”.

 

Në këto kushte, i vetmi sugjerim për ata kredimarrës që goditen më shumë nga kjo politikë e bankës është që të rishkojnë kontratat  e tyre të kredisë, me fokus ristrukturimin e tyre.  

 

Advertisement

“Ata që kanë marrë kredi janë më të goditurit, pasi tashmë po paguajnë më shtrenjtë, për shkak të rritjes së kostos së lekut. Në bashkpunim edhe me bankën ku kanë marrë kredinë, ata që janë më në vështirësi mund të rishohin kontratën e tyre duke i zgjatur afatet dhe duke reduktuar kostot mujore, deri në relaksimin e kësaj krize çmimesh”, deklaroi Civici.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy