Open Balkan marrëveshje për eksportet/ Enio Civici: Po bëjmë më të mirën për të siguruar produktet ushqimore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Open Balkan marrëveshje për eksportet/ Enio Civici: Po bëjmë më të mirën për të siguruar produktet ushqimore

Zëvendësministri i Bujqësisë, Enio Civici ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus në një bisedë me moderatorin Alkesandër Furxhi.

 

Civici dha detaje të hollësishme në lidhje me marrëveshjen e tre vendeve anëtarë të Open Ballkan, Shqipëri, Serbi dhe maqedoni e Veriut mbi eksportin e produkteve bujqësore.

 

Advertisement

Zëvendësministri tha se ky takim ishte shumë i rëndësishëm dhe ka për qëllim sigurimin e të ardhmes në aspektin bujqësor.

 

“Është një temë shumë e rëndësishme trepalëshe, po diskutojmë prej tre ditësh, me qëllimin sigurimin e të ardhmes në aspektin bujqësor, të kemi produkte të mjaftueshme për t’i shërbyer kërkesës së brendshme apo nevojave të biznesit.”

 

Advertisement

Më tej, Civici tha se në shtator do të nënshkruhet marrëveshja për të gjitha barrierat për sa i përket misrit dhe grurit.

 

“Hapja e rrugëve për të marër grurë apo misër nga Serbia që është një nga eksportuesit më të mëdhenj. Në fillim të këtij viti pati një bllokim nga ana e tyre por falë Open Balkan dhe ecurisë së mirë në këtë marrëveshje ekonomike mundësuam poltësimin e nevojave të brendshme. Në shtator do të jetë edhe nënshkrimi i marrëveshjes për të hequr të gjitha barrierat sa i përket grurit dhe misrit. Para 48 orësh Maqedonia e Veriut vendosi që të mbyllë eksportet e saj bujqësore por falë Open Balkan u zotua që për vendet anëtare kjo bllokadë nuk do të ekzistojë”

 

Advertisement

Civici tha gjithashtu se se marrëveshja do të ndikojë edhe në uljen e çmimeve dhe qëndrueshmërinë e tyre pasi kompanitë e tre vendeve synojnë të nënshkruajnë kontrata afatgjata.

 

“Aftësia e një marrëveshje të gjatë është që kompanitë e vendeve të realizojnë kontrata afatgjata të cilat lejojnë çmimet të ulen. Shpresa kryesore mbetet një marrëveshje ndërkombëtare në këtë situatë të luftës por në kushtet që ne nuk kemi asgjë në dorë, ne po bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar ushqimin.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy