Çmimet e bordit nuk respektohen/ Ekspertët: Tregtarët dalin me humbje, bordet po i falimentojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmimet e bordit nuk respektohen/ Ekspertët: Tregtarët dalin me humbje, bordet po i falimentojnë

“Çmimi i një litri vaj luledielli sipas vendimit të bordit nuk duhet të jetë më i lartë se 320 lekë. Por ky vendim nuk respektohet në të gjitha pikat e shitjes me pakicë. Në një prej dyqaneve këtu në kryeqytet, një litër vaj e gjen 10-20 lekë më shtrenjtë.”

 

E njëjta gjë vlen edhe për tre produktet e tjera të shportës, çmimet e të cilave përcaktohen nga bordi i ngritur nga qeveria. Deri në 20 lekë më shumë në disa dyqane e markete kushtojnë edhe orizi, mielli dhe sheqeri.

 

Advertisement

Tregtarët, jashtë kamerave, thonë se e kanë të pamundur të respektojnë çmimet e vendosura nga bordi sepse në këtë mënyrë do të dilnin me humbje.

 

Të njëjtin mendim ndajnë edhe ekspertët, të cilët vlerësojnë se tregtarët ndodhen sot përballë tri zgjedhjeve:

 

Advertisement

KLODIAN MUÇO

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Disa tregtarë ose do të tërhiqen fare nga tregu, ose do të jenë të detyruar të shkelin vendimin e marrë nga bordi dhe të shesin me një çmim tjetër. Mund të rrezikojmë faktin që disa tregtarë do ta kenë të pamundur të furnizojnë tregun me këto çmime.”

Advertisement

 

Kriza në xhepat e konsumatorëve, sipas ekspertëve, nuk zgjidhet me borde.

 

KLODIAN MUÇO

Advertisement

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Ideja e bordeve ishte thjesht evitimi i spekulimeve. Nuk mbështet vërtet qytetarët, është thjesht farsë sepse kur unë përcaktoj çmimin, nuk mbështes qytetarët, vetëm bëj punën time më mirë dhe monitorë që të mos ketë spekulime. Bordet në vetvete nuk shtojnë lekët në xhepat e qytetarëve nuk subvencionojnë këtë rritje të çmimeve.”

 

Advertisement

Bordi i Transparencës për produktet e shportës ka dalë vetëm një herë deri tani me vendim për çmimet. Nëse ky vendim nuk zbatohet, sipas aktit normativ, gjoba për subjektet varion nga 10-2 mln lekë. Por pavarësisht frikës nga masa administrative, tregtarët e vegjël thonë se është më mirë të rrezikojnë, sesa të dalin me humbje.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy