Rama paralajmëron tregtarët: Kush abuzon me çmimet e ushqimeve, do t’i konfiskohet malli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama paralajmëron tregtarët: Kush abuzon me çmimet e ushqimeve, do t’i konfiskohet malli

Duke marrë shkas nga rritja e çmimeve të produkteve bazë të shportës, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ngritjen e një bordi të përbashkët administrimi. Në takimin me furnizuesit e ushqimeve, ai paralajmëroi se kush vendos një çmim të ndryshëm nga tarifat që do të vendosë bordi, do t’i konfiskohet i gjithë malli.

“Do krijojmë një bord të përbashkët për çmimet e ushqimeve bazë të shportës. Ky bord i përbashkët do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësuesit tuaj. Çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk do të humbasë prodhimin, do t’ia konfiskojmë atyre që vendosin një çmim tjetër nga ai që do të përcaktohet në bord. Askush nuk mund të fitojë mbi vuajtjen e njerëzve.”

Kreu i qeverisë iu kërkoi sipërmarrësve që t’i harrojnë fitimet në këtë periudhë krize dhe vuajtje, duke deklaruar se marzhi i fitimit do të ngrijë.

Sa i takon çmimit të vajit, Rama deklaroi se ekziston mundësia që çmimi të ulet.

Advertisement

Për pensionistët, kryeministri tha se do të mbështeten nga qeveria me një “shumë që është e barabartë me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy