Çmimi i bukës nuk do të ulet/ Edhe pse Ukraina rinisi eksportin e grurit, kostot janë rritur ndjeshëm  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmimi i bukës nuk do të ulet/ Edhe pse Ukraina rinisi eksportin e grurit, kostot janë rritur ndjeshëm  

Pavarësisht se eksportet e grurit nga Ukraina janë zhbllokuar, kjo nuk do të thotë se çmimi do të pësojë rënie.

 

Duke komentuar ngarkesën prej 6 mijë tonësh të futur pak ditë më parë në Portin e Durrësit, çmimi i të cilës arriti në 400 dollarë për ton së bashku me kostot e transportit, grupet e interesit thonë se ulja ka qenë fare e lehtë, në krahasim me periudhën e nisjes së luftës.

 

Advertisement

THEODHOR KRISTULI

 

UNIONI AGROUSHQIMOR

 

Advertisement

“I vetmi problem që kemi ngritur që në fillim është çmimi, prisnim që Ukraina të na e sillte pak më lirë sepse ishte 300 dollarë toni, me gjithë transport. Sot bursa është 360 dollarë toni dhe është rritur edhe transporti. Çmimi i Ukrainës po barazohet me çmimet e vendeve të tjera. Ne kemi marrë me 240 dollarë toni para pak javësh.”

 

Dy janë arsyet kryesore, sipas ekspertëve, pse gruri i importuar do të vazhdojë të na kushtojë shtrenjtë.

 

Advertisement

Si fillim, kostot e transportit janë rritur dhe së dyti, Rusia po luan rol në këtë  pikë, duke e mbajtur më lart se zakonisht çmimin dhe duke përcaktuar një normalitet të ri.

 

THEODHOR KRISTULI

 

Advertisement

UNIONI AGROUSHQIMOR

 

“Çmimet e para t’i harrojmë. Çmimet e para, duke ditur që transporti është rritur në mënyrë drastike, nëse një transporti në lidhje Rusinë dhe Ukrainën kanë qenë diku te 45-55 dollarë për ton, sot kanë shkuar në 80 dollarë për ton. Transporti nga Serbia nga 30 dollarë për ton, ka shkuar në 60 dollarë për ton. Kjo ndikon direkt në koston e mallit që merret.

 

Advertisement

Rusia ka qenë 100 dollarë më tepër sesa Ukraina, për ton. Historikisht Rusia dhe Ukraina kanë qenë me çmime pak a shumë të njëjta, para lufte. Ndërsa tani Rusia e rriti stekën e vet dhe e mban goxha lart grurin e vet, e ka çuar në të njëjtin nivel me grurin hungarez, gjerman, francez.

 

Nëse Rusia pretendon ta shesë 350 dollarë toni, pa transport, plus 80 dollarë transporti, do të bëjë ç’është e mundur që Ukraina të mos dalë më lirë. Dhe efekti i parë u dha. Para dy javësh Ukraina ishte me 250 dollarë, sot doli me 305. Diçka ka ndodhur.”

 

Advertisement

Nëse do të mbaronte lufta, ekspertët mendojnë se çmimi i grurit do të binte në mënyrë drastike. Por teksa presim që të ndodhë kjo, ata i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të stimulojë prodhimin vendas, duke mbështetur drejtpërdrejt me fonde fermerin dhe duke i subvencionuar për inputet bujqësore.

 

Gruri i këtij viti i prodhuar nga bujqit shqiptarë shitet me një çmim që varion nga 40 deri në 50 mijë lekë për ton, nga 30 mijë lekë për ton që ishte para krizës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy