“Çmimi i naftës solli reduktimin e flotës së autobuzëve”/ Operatorët: Kostot janë bërë të papërballueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çmimi i naftës solli reduktimin e flotës së autobuzëve”/ Operatorët: Kostot janë bërë të papërballueshme

Operatorët e Transportit Publik argumentojnë me shifra kostot, që sipas tyre i detyruan të marrin vendimin për reduktim të flotës së mjeteve.

 

Këtë të martë operatorët thonë se çmimi i naftës me shumicë po tregtohet me 240 lekë ndërsa, tregtarët e karburanteve nuk ofronin sasinë e kërkuar.

 

Advertisement

“Sot kur shkuam të furnizoheshim, nafta na u ofrua me 240 lekë më shumicë. Nëse marrim këtë çmim, një operator transporti konsumon mesatarisht 3 mijë litra në ditë. Krahasuar me çmimin 6 muaj më parë, kostoja ditore është 95 lekë për litër ose në 285 mijë lekë në ditë, një kosto praktikisht e papërballueshme për askënd.”- shprehet Dashnor Memaj nga shoqata e transportit ndërurban.

 

Por kjo vendimmarrje për reduktim të flotës u mor edhe nga operatorët e qytetit të Tiranës, ndonëse pak ditë më parë njoftuan se bashkia e kryeqytetit do t’i mbështesë financiarisht për një subvencion të mohuar prej vitesh.

 

Advertisement

“Ne sot që flasim ende nuk kemi marrë këstin që na takon për muajin janar nga bashkia. Dhe me këtë çmim prej 240 lekë më shumicë praktikisht e kemi të pamundur të funksionojmë. Mbi të gjitha ai subvencionim ishte parashikuar me një çmim prej 170 lekësh, çka praktikisht nuk mbulon dot kostot e sotme.” –thotë Rixhin Qoshja nga shoqata e transportit urban.

 

Në këto kushte, operatorët argumentojnë se rritja e çmimit duket e pashmangshme, ndaj dhe do të depozitojnë propozimin zyrtar.

 

Advertisement

Në momentin që kërkesat tona për rishikim të mekanizmave financiarë për të mos arritur kostoja deri tek konsumatori, nuk janë marrë parasysh jemi të detyruar të kërkojnë rritje çmimi të biletës –sqaroi Qoshja.

 

Aktualisht, bizneset e transportit thonë se në bazë të kalkulimeve që kanë bërë kanë reduktuar numrin e flotës së autobusëve, duke ju përshtatur kostove aktuale të çmimit të naftës.   

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy