Çmimi i karburantit/ Vasili: Në Maqedoninë e Veriut shitet me 160 lekë nafta, kanë qeveri të përgjegjshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmimi i karburantit/ Vasili: Në Maqedoninë e Veriut shitet me 160 lekë nafta, kanë qeveri të përgjegjshme

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shkruan se çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut është 33% më i ulët se në vendin tonë, në një kohë që sipas tij vendi fqinj nuk nxjerr naftë si Shqipëria dhe nuk ka det e porte.

 

Vasili shton se Maqedonia e Veriut ka një ekonomi, popullsi të vogël dhe një qeveri të përgjegjshme, e jo një grup batakçinjsh të mafies si rilindja dhe Rama në Shqipëri.

 

Advertisement

Postimi i Petrit Vasilit:

Kembanat e vjedhjes me cmimin e naftes nuk i mbulojne dot teneqet per zgjedhjen e presidentit!

Çmimi i naftes eshte 232 lek litri sipas vendimit me te fundit te Bordit te batakçinjve Ramē – Oligarket.

Ne Maqedoni çmimi i naftes eshte vetem 160 leke ose 81.5 denare litri! Pra Maqedonia e ka cmimin 33% me lire se Shqiperia! Maqedonia ka nje ekonomi e popullsi me te vogel dhe as nuk nxjerr nafte si Shqiperia dhe as ka det e porte, por ka qeveri te pergjegjshme dhe jo nje grup batakcinjsh çirake te mafies dhe oligarkeve si rilindja dhe Rama ne Shqiperi

Advertisement

Kam paraqitur qe ne 9 mars nje projekt ligj per heqjen e takses se qarkullimit dhe te karbonit per bere uljen e çmimit te naftes. Nuk e shqyrtojne ne parlament per qamet Rama dhe rilindasit se duan te vazhdojne te vjedhin me karburantet.

Bejne sikur i bien teneqes se zgjedhjes se presidentit, kur e di dhe shqiptari me i fundit qe kane votat dhe do vene rripin e pantallonave te Rames ne presidence. Kembanat e vjedhjes nuk i mbulojne dot teneqet e zgjedhjes se presidentit

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy