Nafta “kapërcen” në 260 lekë/ Rritja e karburantit me mbi 30 lekë në vetëm pak orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nafta “kapërcen” në 260 lekë/ Rritja e karburantit me mbi 30 lekë në vetëm pak orë

Ky është çmimi i shitjes së një litri karburant në vendin tonë këtë të të mërkurë. Një shifër rekord kjo sa i takon tregtimit të hidrokarbureve.

 

Nëse një ditë më parë një litër naftë në pikat e shumicës tregtohej me 230 lek, sot ai shitet me 260. Një shtrenjtim ky prej 30 lekësh vetëm brenda pak orëve.

 

Advertisement

Rritje ka pësësuar edhe benzina dhe gazi. Një kosto kjo e shtuar në xhepat e konsumatorit, i cili preket direkt nga kjo rritje.

 

Autoritetet e justifikojnë rritjen e çmimeve me sanksionet e vendosura ndaj rusisë dhe ndryshimet nw bursa.

 

Advertisement

Ndërsa ekspertët e ekonomisë thonë se në Shqipëri ka dhe abuzime nga ana e tregtarëve të cilët po e shfrytëzojnë luftën për të rritur  çmimet.

 

Një fuçi e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregtohet me 139 dollarë, ky është niveli më i lartë i çmimit që nga korriku i vitit 2008. Edhe çmimet e tregtimit me shumicë për gazin në Europë janë rritur me 60 përqind.

 

Advertisement

Ndërkohë shqipëria mban çmimin më të lartë në rajon sa i takon tregtimit të karburantit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy