“Çmoj çdo moment me ta”, moderatorja përlotet në “Vizionin e Pasdites”: Prej 11 vitesh jetoj larg familjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çmoj çdo moment me ta”, moderatorja përlotet në “Vizionin e Pasdites”: Prej 11 vitesh jetoj larg familjes

Moderatorja Alma Çelaj është emocionuar në studion e “Vizionit të Pasdites”, teksa fliste për marrëdhënien e saj me prindërit. Angazhimet e tepërta shpesh herë e kufizojnë, siç ajo tregon, ndaj nuk gjen mjaftueshëm kohë për t’i takuar.

“Unë kam dalë që 17 vjeç nga shtrati i ngrohtë i familjes dhe u bënë tashmë 11 vite që unë jam e shkëputur dhe jetoj më vete, ti çmon çdo orë që je larg tyre, ti mendon çdo minutë se çfarë mund të gjej unë një moment gjatë kësaj jave e të kaloj kohë me ta. Bëhet vërtetë sfiduese dhe nëse unë kam diçka që vërtetë më vjen keq në raportin që kam pasur me mamin do kisha dashur shumë ta kisha vlerësuar shumë kohën kur ishim së bashku, sepse tani vërtetë më merr malli shumë”, tha ajo.

Ajo theksoi se kthehet në një mision të kalosh kohë me prindërit, për shkak se prindërit jetojnë në Mallakastër dhe distanca e disfavorizion./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy