Covid “ikën” nga Elbasani, paralajmërohet heqja e masave shtrënguese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid “ikën” nga Elbasani, paralajmërohet heqja e masave shtrënguese

Përmirësimi I situatës epidemiologjike  në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve  covid në spitalet Rajonale. Lajmin e dha  Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu teksa  e shoqëruar nga kreu I Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste  Taulant Balla u kthye në spitalin e Elbasanit , nga ku falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm. Sipas Manasterliut prej 2 javësh situata  në vend është e qendrueshme, ndërsa  sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor postcovid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet , sipas ministres do të dërgohen në spitalin covid 1 në kryeqytet.Ulja e rasteve positive me covid sipas Manasterliut do të sjellë lehtësim të masave , që do të komunikohen nga Komiteti Teknik I Ekspertëve. Persa i perket levizjes te qytetareve per pushime jashte vend, ministria u pergjigj se akoma nuk ka nje vendin nga vendet europiane, por jane tre variante, pajisja me pasaporta vaksinimi , kryerja e njw tamponi, dhe dokumentacionin qe ke kaluar Covid-in.Ndërsa Taulant Balla teksa theksoi se luftës po I vjen fundi, I kërkoi qytetarëve të kenë kujdes sepse ende nuk ka mbaruar. Në Elbasan nga hapja  e pavijonit covid morën trajtim mjekësor rreth 80-të pacientë. Numri I fataliteteve ka qënë fare minimal, ku nuk mungoi edhe një rast I vetëhedhjes së një të riu me Covid nga ambjentet e spitalit, por I pashtruar në pavjon.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy