Çuçi reagon pas shkarkimit: Kam punuar dhe shërbyer me integritet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çuçi reagon pas shkarkimit: Kam punuar dhe shërbyer me integritet

Pas vendimit te kryeministrit Rama për te shkarkuar nga detyra Ministrin e Brendshem Bledi Çuçi, ky i fundit ka reaguar permes nje deklarate per mediat.

Çuçi ka falenderuar kreun e qeverise per besimin qe i dha ne dy vite pune si Minister i Brendshem.

“Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor.Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues.”, thote Ministri i Brendshem ne detyre.

Çuçi uroi edhe pasardhesin e tij ne kete detyre Taulant Balla qe u propozua nga kreu i qeverise per kete post te rendesishem ministror.

Advertisement

“Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit.”, perfundoi Çuçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy