Çuçi: Regjistroni adresën ose nuk do të merrni shërbime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çuçi: Regjistroni adresën ose nuk do të merrni shërbime

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, mblodhi sot në një takim kryetarët e bashkive, prefektët dhe përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile në mbarë vendin, për t’i kërkuar përfshirjen e tyre në procesin e regjistrimit dhe saktësimit të adresave të banimit.

Në nisje të një fushate ndërgjegjësimi për qytetarët, por edhe të një detyrimi ligjor për të vendosur një raport mes shtetit dhe qytetarit përmes adresës së saktë, Çuçi tregoi dy mënyrat se si mund të regjistrohet adresa.

Advertisement

“Është një proces i lehtë dhe i thjeshtë që kërkon fare pak kohë. Kudo ndodheni e në çdo kohë mund të aplikoni online nëpërmjet portalit “e-Albania” ose duke shkuar vetë në zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë ku banoni. Bashkitë duhet të kenë një rol proaktiv në këtë drejtim dhe t’i nxisin qytetarët të regjistrojnë adresën e banimit. Duhet t’i krijojnë të gjithë kushtet për finalizimin e këtij procesi tejet të rëndësishëm për të gjithë”, tha ministri Çuçi.

Regjistrimi dhe saktësimi i adresës iu jep akses qytetarëve në shumë shërbime publike, tha ministri Çuçi, prandaj është e domosdoshme që qytetarët që s’kanë ende një adresë të deklaruar dhe të verifikuar të përfshihen në këtë proces.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy