Dardha plot me turistë, të gjithë tek skipista, policia orienton makinat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dardha plot me turistë, të gjithë tek skipista, policia orienton makinat

Fluks i madh turistësh në fshatin e njohur të Dardhes në vecanti në skipisten e këtij fshati. Aty ku te pasionuarit pas sporteve te dimrit kanë qenë të shumtë edhe këtë  fundjavë kryesisht të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit. Për të përballuar fluksin e madh të levizjeve është dashur edhe nderhyrja e policisë rrugore e cila nuk ka lejuar levizjen e mjeteve pa qenë të pajisur me zinxhirë si dhe goma dimërore. Kjo, pasi një pjesë e ketij segmenti rrugor në orët e paradites së sotme ka qenë i veshtirë për tu kaluar për shkak të borës së rënë një natë më parë në fshatin turistik.Në fakt gjatë gjithë kesaj përjudhe dimërore kalimi nga Boboshtica në Dardhe ka qenë i veshtirë  për atë sepse ka pasur turistë të shumtë që kanë kaluar fundjavat në Dardhë. Shumica ka pasur interes për skipistën e cila është e vetmja në vendin tonë. Edhe ditën e sotme vetëm pas nderhyrjes së policisë rrugore është normalizuar qarkullimi nga Boboshtica deri në majë të Bigllës aty ku ndodhet edhe pista e skive.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy