Debat i ashpër në Bashkinë e Kamzës/ Deputetja e PL-së përplaset me Rakip Sulin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debat i ashpër në Bashkinë e Kamzës/ Deputetja e PL-së përplaset me Rakip Sulin

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka qenë sot e pranishme në shkollën Ibrahim Basha, në Bashkinë e Kamzës, e cila nuk ka përfunduar rikonstruksionin.

 

Xhixho depozitoi në bashki  peticionin e kryer nga banorët e zonës, prindër të fëmijëve që frekuentojnë këtë shkollë.

 

Advertisement

 

Deputetja e PL-së tha se ishte paraqitur vetë në Bashkinë Kamëz pasi peticioni i prindërve që ishte dorëzuar që në mars të këtij viti, nuk ishte marrë në dorëzim nga Bashkia.

 

“Peticioni i kryer që në mars 2022 nuk ishte marrë në dorëzim nga Bashkia, erdha personalisht që ta prokolloja. Lashë të dhënat e mia që përgjigja të më vijë zyrtarisht. Më thanë që përgjigja do vijë brenda një jave”.

Advertisement

 

Xhixho ka pasur dhe një debat me kryetarin e Bashkisë Kamzë Rakip Sulin, në sportelet e Bashkisë. Deputetja e ftoi Sulin në një dëgjesë publike me qytetarët për të dikskutuar se kur mund të jetë gati shkolla për zonën, por ai nuk pranoi.

 

“Kryetari i Bashkisë doli vetë personalisht e ftova publikisht që shqetësimin e qytetarëve ta adresoj e qytetarët donin dhe një dëgjesë me kryetarin për afatet, proceset e tenderimit dhe kur mund ti rikthehen jetës normale, e për pagesat e furgonave që shkojnë 30 mijë lekë në muaj. Rilindja duhet ta kuptojë që koha e llogaridhënies ka ardhur, për cdo investim publik e mos kenë frikë nga llogaridhënia”, tha Xhixho.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy